MEDPAK është organizatë jo fitimprurëse e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, që mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, me qendër në Tiranë dhe me degë në të gjithë qarqet e vendit. MEDPAK është krijuar si shoqatë prindërish të fëmijëve me aftësi të kufizuar në Maj 1993.
Është anëtare e Aleancës Kombëtare për Fëmijë, anëtare e grupit të avokatisë ngritur pranë saj dhe me iniciativën e FSHDPAK, anëtare e Koalicionit Aftësia e Kufizuar dhe Zhvillimi, anëtare e Koalicionit të Arsimit.
Veprimtaria e shoqatës është vullnetare, humanitare e bamirëse pa qëllime fitimi.
Qëllimi i saj është: mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
MEDPAK punon me programe të mbështetura kryesisht nga donatorë të huaj dhe vendas si dhe në partneritet me organet qëndrore e vendore.
MEDPAK punon me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe aktorë të përfshirë për zbatimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara sidomos në fushën e edukimit (mësues, drejtues shkolle, DAR, ZA)
Ne mbështetemi me fonde nga Bashkimi Evropian, Cooperazione Italiana, Save the Children, World Vision, USAID etj.
Ne ofrojmë shërbime ditore në 2 qendra ditore në Peqin dhe Koplik.
Punojmë për Arsimin Gjithëpërfshirës në 7 rajone si: Peshkopi, Burrel, Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër.
Bashkëpunojmë për rritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile në Elbasan dhe 3 rajone të tjera.
Shërbimi në Qendrat Ditore Komunitare në Peqin dhe Koplik ofrohet 5 herë në javë.