Shoqata Alternativa

Informacionet:

Header

Personi:

Adresa:

Rr. Thoma Kacorri, Lagjia 9, Nr. 40, Tiranë

Tel.:

Email:

Web:

Social:

Qyt./Vendi:

Tiranë

Kateg.:

Përshkrim i shkurtër:

“Shoqata Alternativa” është një organizatë jo-qeveritare, jo-fitimprurëse që ofron shërbime në fushën e psikiatrisë, për fuqizimin dhe përfshirjen e njerëzve me probleme të shëndetit mendor duke iu ofruar kujdes rehabilitues dhe shërbime gjithëpërfshirëse si një alternativë ndaj atyre spitalore.

“Alternativa” ofron shërbime rehabilitimi dhe kujdes të vazhdueshëm social duke u bazuar në nevojat individuale për ata që jetojnë të izoluar në familje dhe të diskriminuar për shkak të sëmundjes së tyre. Këto shërbime ofrohen nga një ekip profesionistësh me eksperiencë të gjatë në fushën e kujdesit psikiatrik komunitar.

Vizioni i saj është që të mundësojë jetë më të mirë për personat që jetojnë me probleme të shëndetit mendor dhe të krijojë një shoqëri ku ata të ndjehen si qytetarë të barabartë, të bëjnë zgjedhjet e tyre dhe të kenë mundësi reale në jetën e përditshme duke qenë të pavarur dhe aktivë në komunitetin ku ata jetojnë.

Aktivitetet e shoqatës zhvillohen në tre nivele bazuar në zgjidhjen e problemeve dhe plotësimin e nevojave:

  • Shërbime rehabilitimi në qendër dhe jashtë saj: trainim për një jetë të pavarur, duke zhvilluar aftësi ditore sociale të tilla si: këshillim individual dhe në grup, terapi okupacionale dhe krijuese, kurse kompjuteri dhe anglisht, grupe mbështetëse për përdoruesit dhe familjarët, aktivitete të trainimit për punësim (prodhimit të qirinjve, riparimit të biçikletave); kujdesi për vetveten dhe ambientin ku jetojmë, bërja e pazarit, të mësojmë si të gatuajmë, mësim, aktivitete sociale, vizita dhe mbështetje praktike direkt në familje, spitalin psikiatrik, aktivitete social-kulturore dhe argëtuese brenda dhe jashtë Tiranës.
  • Trainime: psiko-edukuese për marrësit e shërbimeve, familjarët dhe të afërmit e tyre;
  • Trainime informuese dhe njohëse për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale (Psikologji e Punë Sociale)
  • Promovimi i Shëndetit Mendor: ndërgjegjësimi i publikut mbi çështjet që i përkasin shëndetit mendor (nëpërmjet prodhimit të informacioneve psiko-edukuese, medias, dokumentarëve, emisioneve e programeve radiofonike e televizive, fletëpalosjeve, broshurave e gazetës së qendrës); forume të hapura me grupe të interesuar në fushën e shëndetit mendor.
  • Shërbime avokatie dhe mbështetje për anëtarët dhe të afërmit që kujdesen për ta në lidhje me nevojat e tyre që kanë të bëjnë me shkeljet e të drejtave dhe njohjen me legjislacionin mbështetës.

Alternativa ofron shërbime nga e Hëna – e Premte nga ora 8.00-16.00.

U përditësuar/updated on: 24 March 2022

Shërbime të ngjashme