Qendra Rezidenciale e Zhvillimit për persona me aftësi të kufizuara, Korçë

Informacionet:

Header

Personi:

Poliksena Mitre

Adresa:

Lagjia 3, Rruga "Çlirimi i Korçës", Korçë

Tel.:

0692449396

Email:

Web:

Social:

Qyt./Vendi:

Korçë

Kateg.:

Përshkrim i shkurtër:

Njerëzit me të cilët ne punojmë janë persona me aftësi të kufizuara mendore (një pjesë prej tyre kanë edhe probleme fizike) në moshë adulte (+18 vjeç). Këta persona më së shumti janë të braktisur nga familjet e tyre, dhe nga vetë emri që ne kemi (rezidenciale), kjo qendër ofron shërbim 24 orësh. Personat e akomoduar tek në plotësojnë të gjitha kushtet jetike këtu, që nga ushqimi, fjetja, veshja, ruajtja e higjienës personale dhe deri në aktivitete të tjera socializuese dhe zhvilluese.

Shteti është financuesi kryesor, por buxheti nuk është i mjaftueshëm sa duhet. Kemi pasur edhe mbështetje nga donatorë të huaj, kryesisht për realizimin e projekteve të ndryshme, të cilat kanë pasur si qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për personat që qëndrojnë këtu.

Qendra ofron asistencë psiko-sociale, programe psiko-edukative, kujdes shëndetësor si dhe programe zhvilluese për rritjen e aftësive për vetkujdesje. Këto programe aplikohen në baze të një skeme vlerësuese që i behet gjithsecilit nga përfituesit nga një ekip multidisiplinar.

Për shkak edhe të moshës së madhe që përfituesit në qendrën tonë kanë, shkalla e të nxënit është e ulet por gjithsesi këto programe hartohen dhe zbatohen në baze të nevojave dhe të interesave që përfituesit kanë.

U përditësuar/updated on: 23 March 2022

Shërbime të ngjashme