Përshkrim i shkurtër:
“Ndihmoni Jetën” është një organizatë jofitimprurëse kombëtare, e krijuar në vitin 1998, si një iniciativë e një grupi prindërish të fëmijëve dhe adoleshentëve me aftësi të kufizuar intelektuale dhe fizike.
Misioni ynë është:
Përmirësimi i kapaciteteve dhe ndryshimi i statusit social të fëmijëve, adoleshentëve, të rinjve dhe grupeve të tjera mbi këtë moshë që janë me AK. Mbrojtja e të drejtave të tyre me qëllim integrimin e tyre në familje dhe shoqëri.
Shoqata “Ndihmoni Jetën” ofron:
- Programe psiko-socio-edukative në një Qendër ditore shërbimesh për fëmijët dhe adoleshentët me AK intelektuale dhe fizike, të grup-moshës 6-30 vjeç, të qytetit të Tiranës
- Program ditor psiko-edukativ për fëmijët me çrregullime të spektrit të Autizmit mbi moshën 5 vjeç
- Mbështetje psiko-sociale për personat me AK dhe familjet e tyre, në banesën ku jetojnë, si dhe trajnime me kujdestarët
- Programe të Edukimit Gjithëpërfshirës për fëmijët me AK
- Programe të terapisë së të folurit
- Programe për vlerësimin e metodës se komunikimit të PAK dhe program përmirësimi të aftësive komunikuese
- Programe të trajnimit profesional dhe mundësi punësimi për të rinjtë me AK, në mënyrë që ata të jetojnë të pavarur
- Avokati dhe Lobim për të drejtat e personave me AK në vend.