FSHDPAK (Fondacioni shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar)

Informacionet:

Header

Personi:

Blerta Çani

Adresa:

Rr. Bogdani (ish-A.Z.Çajupi), Nr 1. Pall. 15 kat i III (3),Tiranë

Tel.:

0682049160

Email:

Web:

https://www.adrf.org.al

Social:

Qyt./Vendi:

Tiranë

Kateg.:

Përshkrim i shkurtër:

FSHDPAK është themeluar në vitin 1996 për të promovuar mundësitë e barabarta, për të mbrojtur të drejtat e njeriut, dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre në Shqipëri. FSHDPAK ka realizuar me sukses projekte të ndryshme dhe ka qënë lider në transformimin e qëndrimeve, politikave dhe legjislacionit në fushën e aftësisë së kufizuar. Përveç kësaj, me një staf të përbërë nga anëtarë me dhe pa aftësi të kufizuara, FSHDPAK ofron një kontribut të veçantë në të kuptuarin e çështjeve të aftësisë së kufizuar në Shqipëri.

Fondacioni është organizatë jo qeveritare, jo fitimprurëse, cross-disability, pra programet tona targetojnë gjithë kategoritë e personave me aftësi të kufizuara, të të gjitha grupmoshave, familjarët dhe organizatat e tyre, por njëkohësisht edhe me gjithë grupet e interesit, institucionet publike e private dhe qeverisjen në nivel lokal e qëndror, për të promovuar të drejtat e për të nxitur përfshirjen sociale të tyre. Në punën tonë mbështetemi nga donatorë të huaj, së fundmi USAID, CRD dhe Komisioni Evropian. 4 biznese lokale dhe Kisha e Jezu Krishtit e Shënjtorëve të Ditëve të Mëvonshe (LDS) po mbështesin aktualisht shërbimin e ofrimit të karrigeve me rrota.

Veç programe të Qëndrës Burimore të FSHDPAKsë, të fokusuara në informim, trajnime, avokati e lobim, ndërgjegjësim, studime dhe ekspertizë në fushën e aftësisë së kufizuar, etj. ne ofrojmë edhe 3 shërbime konkrete për individët me aftësi të kufizuara:

  1. Këshillim e asistencë ligjore dhe avokat falas për personat me aftësi të kufizuara në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë;
  2. Cikël këshillimi për punësim dhe orientim e ndërmjetësim për formim profesional, praktika pune e punësim për punëkërkues të papunë me aftësi të kufizuara, kryesisht të rinj, në Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë;
  3. Vlerësim, ofrim dhe përshtatje e karriges së duhur me rrota, trajnim për përdorimin e saj dhe riparim i këtij mjeti kaq të domosdoshëm për lëvizje për individë në nevojë, të të gjitha grupmoshave, në gjithë Shqipërinë.
U përditësuar/updated on: 7 June 2022

Shërbime të ngjashme