Shkolla Speciale “Zëra Jete”

Informacionet:

Header

Personi:

Rezarta Biçoku

Adresa:

Lagja Kala, ne oborrin e kishes ortodokse "Shen Maria", Elbasan

Tel.:

0683014900

Email:

Web:

Social:

Qyt./Vendi:

Elbasan

Kateg.:

Përshkrim i shkurtër:

Shkolla speciale publike ne qytetin e Elbasanit hapet ne vitin shkollor 1983-1984 si nje klase prane shkolles 8 vjecare publike „Thoma Kalefi“, (sot shkolla „Ali Agjahu“). Kjo shkolle merr emrin shkolla speciale “Zera jete“, me kerkese te drejtorise se shkolles dhe stafit pedagogjik dhe miratim te keshillit te rrethit ne dhjetor te vitit 1998.

Sot eshte shkolle 9 vjecare publike speciale, pjese e arsimit special ne Shqiperi si 6 shkollat e tjera.

Ka nje kontigjent prej 80 nxenesish dhe nje staf prej 22 mesuesish. Ky staf drejtohet prej 8 vjetesh nga drejtoresha Rezarta Bicoku. Kjo shkolle ka nje staf me experience te trajnuar edhe nga specialiste te huaj.

Duke qene shkolle publike te gjitha sherbimet per femijet ne nevoje jane falas me shpenzime te mbuluara nga shteti, perfshi edhe nje sherbim dreke ditor.

Ne shkolle sherbehet me sistemin e 2 mesuesve, njeri prej te cileve eshte mesues mbeshtetes. Veprimtaria edukative mesimore mbeshtetet ne mundesite reale qe afrojne femijet ne nevoje, gje qe pasqyrohet ne planet mesimore dhe ne vecanti ne planet individuale per nxenes qe paraqesin me shume veshtiresi.

Shkolla eshte e hapur per te krijuar mundesi integrimi per femijet e saj ne komunitet. Keshtu ne veprimtarite e saj mbeshtetet nga fondacione si World vision, biznesi vendas, Fabrika e cimentos, pronar te ndryshem si Vila Perla etj.

U përditësuar/updated on: 9 June 2022

Shërbime të ngjashme