Përshkrim i shkurtër:
Ne jemi një organizatë e krishterë ku Perëndia ka vendosur në zemrën tonë fokusin dhe shërbimin tonë që mund të ndihmojmë fëmije nga mosha 2-16 vjeç me aftësi të kufizuara me probleme të ndryshme. Aktualisht ne kemi fëmije tetra- dhe paraplegjike dhe autike. Qendra është e vendosur në zonën e jashtë Tiranës dhe transporti i tyre bëhet nga ana jonë me një mjet të përshtatshëm për persona me aftësi të kufizuar. Qendra Jeta e Re është një qendër ditore ku fëmijët mund të vine me prindërit ose jo. Fëmijët qëndrojnë nga ora 10:00 deri me 15:00 dhe konsumojnë aty vaktin e drekës. Dëshira jonë është që ti shërbejmë jo vetëm fëmijëve por edhe prindërve duke i dhëne atyre mundësinë për të pasur një kohe të lire për të punuar apo çlodhur. Qendra Jeta e Re gjithashtu zotëron një sërë pajisjesh dhe aparaturash fizioterapie dhe pjese e programit ditor është edhe fizioterapia në grup por edhe individuale. Qendra Jeta e Re ofron shërbimin e saj 4 here në jave nga e hëna në të enjten nga ora 10:00 deri 15:00. Mbështetja kryesore është Fondacioni Kristian Ndërkombëtar alias Qendra Stefan.