Përshkrim i shkurtër:
Qendra sociale “Shtëpia e Përbashkët” është Qendër ditore në të cilën trajtohen familje dhe individë në nevoje të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Kjo qendër ka filluar punën e saj më 02-04-2012 në fokus të së cilës është “Trajtimi i njerëzve në nevoje”.
Bashkia e Tiranës është mbështetësi për këtë punë.
Qendra Sociale “Shtëpia e Përbashkët” ofron shërbime 5 herë në javë:
- Shërbim psiko-social për fëmijë jetimë, familje rome, persona me aftësi të kufizuar
- Shërbim psiko-social dhe mbështetje për persona të vetmuar, të moshuar, fëmijë të rrugës, gra të dhunuara të vetmuara dhe të divorcuara
- Terapi individuale dhe në grup
- Fizioterapi
- Shërbimi i mensës për 100 përfitues (Dreka).