Rreth Nesh

aftesite ndryshe foto (7)

Kjo faqe drejtohet nga një grup vullnetarësh krishterë që dëshirojnë të jenë një bekim për njerëzit me aftësitë ndryshe në Shqipëri.
Ne kemi katër qëllime:

1) Ne dëshirojmë të ndihmojmë personat me aftësi ndryshme të zbulojnë dhe të përdorin shërbimet që janë në dispozicion në zonën e tyre.

Të gjithë kemi nevojë për komunitet...

Të gjithë kemi nevojë për komunitet. Por shumë shpesh personat me aftësi ndryshe mund të kenë vështirësi në gjetjen e shërbimeve dhe grupeve ku mund të zënë miq dhe të marrin mbështetje. Në këtë faqe ne kemi mbledhur shumë informacione rreth shërbimeve dhe grupeve që ekzistojnë për të mbështetur njerëzit me aftësi ndryshe në komunitetet e tyre. Dëshira jonë është që ju mund të zbuloni dhe të përdorni shërbimet e aftësisë ndryshe që janë në dispozicion për ju.

2) Ne dëshirojmë të sigurojmë informacion të saktë dhe të dobishëm për aftësitë ndryshe.

Në këtë faqe ne ofrojmë...

Fatkeqësisht, shpesh ka shumë dezinformata në shoqëri për aftësitë ndryshe. Për shkak të kësaj, njerëzit me aftësi ndryshe shpesh trajtohen keq. Në këtë faqe ne ofrojmë informacion të besueshëm në lidhje me aftësitë ndryshme. Këtu do të gjeni artikuj të ndryshëm që janë shkruar nga specialistë të mjekësisë, punës sociale dhe psikologjisë.

3) Ne dëshirojmë të rrjetojmë, të mbështesim dhe trainojmë njerëzit që punojnë në fushën e aftësitë ndryshe.

Puna për të mbështetur personat me ...

Puna për të mbështetur personat me aftësi ndryshe është punë me rëndësi jetike. Ne dëshirojmë të krijojmë një komunitet profesionistësh dhe vullnetarë, të cilët do të mbështesin dhe inkurajojnë njëri-tjetrin në punën e tyre.

4) Ne dëshirojmë të ndihmojmë kishat në Shqipëri të bëhen komunitete ku njerëzit me aftësi ndryshe janë të mirëpritur, përfshirë dhe vlerësuar si anëtarë.

Bibla është e qartë se të gjithë ...

Bibla është e qartë se të gjithë njerëzit janë krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit (Zanafilla 1:27) dhe se të gjithë të krishterët kanë dhuntinë shpirtërore për t'i ofruar popullit të Perëndisë. Kisha duhet të jetë një komunitet ku të gjithë njerëzit janë të mirëpritur dhe të kenë një mundësi të shërbejnë dhe të rriten së bashku ndërsa ne ndjekim Jezusin. Ne dëshirojmë të ndihmojmë kishat të bëhen komunitete ku njerëzit me aftësi ndryshe janë anëtarë aktivë që shërbejnë dhe përdorin dhuntinë e tyre për të mirën e popullit të Zotit. Këtu do të gjeni artikuj teologjik që shqyrtojnë mësimet e Biblës për aftësitë ndryshe, si dhe burime të aftësisë ndryshe për përdorim e kishës suaj.

Kontribuesit

Aftesite Ndryshe Heart Handshake logo

Ada (Oreada) Kita

Oreada përfundoi studimet universitare në vitin 1999 për Financë-Kontabilitet në Universitetin e Tiranës. Me pas ndoqi studimet 2-vjeçare në Qendrën për Drejtues të Krishterë në Tiranë ku edhe filloi punën e saj të parë në administrim, mësimdhënie dhe mentorim. Prej vitit 2005 deri në vitin 2014 punoi në Raiffeisen Bank Albania në sektorë të ndryshëm si Administrimi i Huasë apo Analizë dhe Menaxhim Projekti në nivele departamentesh, divizioni dhe korporate. Që prej vitit 2008 themeloi dhe drejton Qendrën Jonathan me synimin që komuniteti me nevoja të posaçme në Shqipëri, e veçanërisht ata me Sindromën Down të jetojnë me dinjitet dhe të arrijnë maksimumin e potencialit të tyre, si dhe drejton një sërë projektesh dhe iniciativash në vend në pajisjen e drejtuesve të rinj për sukses. 

Aftesite Ndryshe Heart Handshake logo

- David Kretschmer(Dipl-Psych)

David është psikolog nga Gjermania. Në Gjermani ai ka punuar për 5 vite me fëmijë dhe të rinj me Disleksi. Në Shqipëri që prej disa vitësh ai bashkëpunon me disa organizata që ndihmojnë njerëz me aftësi të ndryshe. Këtu ai bën trajnime, bashkëpunon me terapistë në hartimin e planit të terapive dhe këshillon terapistë dhe edukatorë se si t'i ndihmojnë këta fëmijë të shkëlqejnë më shumë.

Aftesite Ndryshe Heart Handshake logo

- Will Niven

Will Niven është me origjin nga Skocia. Pas diplomimit të tij nga universiteti i Stirling-ut ai studioi tek Kolegji biblik i Northumbrias. Pas një periudhe si ndihmës pastor ne kishën Baptiste ne Musselburgh ai u nis në 1999 për në Shqipëri. Ai ka shërbyer në kishat Rruga e Paqes në Fier e Patos. Ai është i përfshirë edhe në punën e fondacionit Dritë për të verbërit i cili punon me njerëz me aftesinë e kufizuar në shikim.

Aftesite Ndryshe Heart Handshake logo

Ornela Pica

Ornela është Drejtorja Ekzekutive e organizatës "Projekti për Inkurajimin e Shqipërisë" (AEP). Ajo ka punuar me AEP-në për 17 vitet e fundit dhe ka qenë Drejtorja e saj që nga viti 2020. Ornela është anëtare e Kishës Baptiste "Rruga e Shpresës" dhe ka qenë e përfshirë në drejtimin e shërbimeve të ndryshme. Ajo është e martuar me Vladimirin dhe kanë dy vajza. Ata pëlqejnë të udhëtojnë si familje dhe Ornela pëlqen të lexojë, të këndojë dhe të luajë kitarë - por kryesisht të kalojë kohë me njerëzit!

Aftesite Ndryshe Heart Handshake logo

- Dr. Joshua Reeve (BA, BSW, MDiv, PhD)

Joshua është punonjës social nga Australia. Ai ka punuar për organizata të ndryshme në Australi, Skoci dhe Irlandën e Veriut për të mbështetur njerëz me aftësi të ndryshe. Joshua ka një doktoraturë në teologji dhe fusha e tij e studimit është ajo që thotë Bibla për aftësinë e kufizuar. Pasioni i tij është të ndihmojë kishat të bëhen komunitete ku njerëzit me aftësi të ndryshe janë të mirëpritur, përfshirë dhe vlerësuar.

Aftesite Ndryshe Heart Handshake logo

 Kathy Scott

Kathy është fizioterapiste nga Amerika. Ajo ka jetuar në Ballkan për 13 vitet e fundit, duke trajnuar studentët e Fizioterapisë, duke përmirësuar trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe duke u kujdesur për familjet e tyre. Ajo jeton në Fier dhe është duke themeluar një qendër rehabilitimi për fëmijët (0-6 vjeç). Kathy ka dëshirë të bashkëpunojë me fondacione dhe kisha për të mbështetur njerëzit me aftësi të ndryshe.