Qendra Ditore e Zhvillimit Atelie Korçë

Informacionet:

Header

Personi:

Adresa:

Rruga e Dishnicës, ish parku i mallrave, Korçë

Tel.:

0682253711

Email:

Web:

Social:

Qyt./Vendi:

Korçë

Kateg.:

Përshkrim i shkurtër:

Qendra Ditore e Zhvillimit Korçë është ngritur dhe funksionon që prej gushtit të vitit 2002, dhe frekuentohet nga 18 persona me aftësi të kufizuar të moshës 18 – 35 vjet, me diagnozën prapambetje të lehtë, të moderuar, të thellë, të rëndë.

Vizioni i qendrës është ndihmesa nëpërmjet programeve riaftësuese, aktiviteteve prodhuese me karakter shtëpiak, aktivitete argëtuese etj. me qëllim integrimin e PAK në jetën sociale.

Qendra financohet nga buxheti i shtetit, Ministria e mirëqenies sociale dhe rinise dhe pjesërisht nga buxheti i Bashkisë Korçë.

Në qendër janë krijuar ambjente dhe klasa pune:

2 klasat në të cilat kryhen prodhime furçash, pikturash, punime me shtija dhe grep, kartolina, punime në tezgjah etj. Ambjenti ku gatuhet dhe klientët aktivizohen dhe mësojnë të gatuajnë dhe të përdorin të gjitha pajisjet e kuzhinës si dhe sektori i pastrimit në të cilën kryhet jo vetëm pastrimi i qendrës por edhe servirja e ushqimit në mencë.

Struktura e qendrës përbehet prej 1 drejtuesi, 1 specialist finance, 1 punonjës social dhe 4 kujdestarë.

Qendra është e hapur çdo ditë nga e hëna deri të premte.

U përditësuar/updated on: 22 February 2022

Shërbime të ngjashme