Shoqata Ndihmoni Jetën – Help the Life Association

Informacionet:

Header

Personi:

Adresa:

Fshati Prush, Komuna Vaqarr, Tiranë

Tel.:

Email:

Web:

https://www.helpthelife.org

Social:

Qyt./Vendi:

Tiranë

Kateg.:

Përshkrim i shkurtër:

“Ndihmoni Jetën” është një organizatë jofitimprurëse kombëtare, e krijuar në vitin 1998, si një iniciativë e një grupi prindërish të fëmijëve dhe adoleshentëve me aftësi të kufizuar intelektuale dhe fizike.

Misioni ynë është:

Përmirësimi i kapaciteteve dhe ndryshimi i statusit social të fëmijëve, adoleshentëve, të rinjve dhe grupeve të tjera mbi këtë moshë që janë me AK. Mbrojtja e të drejtave të tyre me qëllim integrimin e tyre në familje dhe shoqëri.

Shoqata “Ndihmoni Jetën” ofron:

  • Programe psiko-socio-edukative në një Qendër ditore shërbimesh për fëmijët dhe adoleshentët me AK intelektuale dhe fizike, të grup-moshës 6-30 vjeç, të qytetit të Tiranës
  • Program ditor psiko-edukativ për fëmijët me çrregullime të spektrit të Autizmit mbi moshën 5 vjeç
  • Mbështetje psiko-sociale për personat me AK dhe familjet e tyre, në banesën ku jetojnë, si dhe trajnime me kujdestarët
  • Programe të Edukimit Gjithëpërfshirës për fëmijët me AK
  • Programe të terapisë së të folurit
  • Programe për vlerësimin e metodës se komunikimit të PAK dhe program përmirësimi të aftësive komunikuese
  • Programe të trajnimit profesional dhe mundësi punësimi për të rinjtë me AK, në mënyrë që ata të jetojnë të pavarur
  • Avokati dhe Lobim për të drejtat e personave me AK në vend.
U përditësuar/updated on: 23 March 2022

Shërbime të ngjashme